Analisti Arton Demhasaj thotë se vendimi i Kushtetueses është shumë i qartë dhe se askush me vepra penale s’mund të kandidojë për deputet të Kosovës.
‘’Kjo është kështu dhe nuk mundet askush me interpretu ndryshe. Ky vendim është fatkeq, sepse ka vlerësu ligjet dhe ka bërë gjyqësi. Por, sa i përket vendimit, është shumë i qartë. Tregon se kushdo që është i dënuar për vepër penale.
Te pika që ju po e përmendni, tregon se vendimet e kësaj Qeveri mbesin në fuqi’’, ka thënë ai në një debat televiziv.
‘’Kushdo që ka qëllime me i hy garës që është i dënuar, nuk mundet me qenë kandidat’’, shton ai.