Profesori i Parisit: Trump për pak e ktheu Kosovën në Serbi, me ndihmën e Dullave e Gimave në politikë, Batonave e Beratave në media

Aktuale

Profesori i Parisit: Trump për pak e ktheu Kosovën në Serbi, me ndihmën e Dullave e Gimave në politikë, Batonave e Beratave në media

Nga: G.B Më: 8 janar 2021 Në ora: 06:39
Nezir Kraki

Profesori nga Parisi, Nezir Kraki, ka reaguar lidhur me zhvillimet në SHBA.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Amerika dhe bota janë në ankth dhe të terrorizuara nga ideja që superfuqia ekonomike, ushtarake e bërthamore amerikane të mbetet edhe dy javë tjera në duart e një të çmenduri, përcjell Bota sot.

Kraki ka shtuar se Trump po e lë Amerikën dhe botën në një kaos të panjohur këto 30 vite dhe se çdo përfshirje e tij në dosjet botërore ka rezultuar totalisht i gabuar.

Ai ka thënë se Trump për pak sa nuk e ktheu në Serbi Kosovën dhe këtë me ndihmën e Dullave e Gimave n’politikë, Batonave e Beratave n’media...

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Amerika dhe bota janë në ankth dhe të terrorizuara nga ideja që superfuqia ekonomike, ushtarake e bërthamore amerikane të mbetet edhe dy javë tjera në duart e një të çmenduri.

Burime te NYT thonë që shërbimet sekrete dhe një pjesë e stafit në Shtëpinë e Bardhë janë në alarm maksimal sepse Donaldi i çmendur mund të shkojë edhe më larg në çmendurinë e tij. Një komentues i CNN tha që disa tipa si Mike Pence po bëjnë baby-sitting me Donaldin, duke e ruajt siç ruhet një femijë 0 vjeç. Prandaj demokratë e republikanë po shikojnë opsione se si të nxirret ai trullan nga zyra ovale para 20 janarit.

Madje, sonte dolën lajme që Donaldi ka kërkuar këshilla nga avokatët e tij nëse ka kompetenca presidenciale që do ia mundësonin vet-faljen, d.m.th presidenti me e amnistu veten.

Edhe Evropa dhe NATO janë në alarm total sepse askush s’e kishte menduar që presidenca më kaotike, më injorante, më jodemokratike në historinë e re amerikane do mbyllej me tentim grusht shteti të nxitur dhe organizuar nga vet presidenti amerikan.

Realisht, Donaldi po e lë Amerikën dhe botën në një kaos të panjohur këto 30 vite. Prandaj këto ngjarje janë më se tragjike.

Prandaj çdo involvim i tij në dosjet botërore (+Kosovën) ka rezultuar totalisht i gabuar dhe i pasinqertë. Kosovën tonë të shkretë për pak e riktheu n’Serbi me ndihmën e Dullave e Gimave n’politikë, Batonave e Beratave n’media...

André Malraux thoshte që njeriut i mbetet kultura kur t’i ketë harruar të gjitha tjerat.

Unë po them që n’politikë e n’disa zanate tjera mbetet dinjiteti kur gjithçka të ketë përfundu. E atyre që as dinjitetin s’e kanë më çka iu mbetet? Marrja e zezë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat