Ky është programi politik i Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale

Ky është programi politik i Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 8 janar 2021 Në ora: 09:30
Albin Kurti

Zgjedhjet e jashtëzakonshme pritën të mbahen me 14 shkurt, e që tani ka plasur ‘dashuria’ e partive politike për qytetarët.   

Të gjitha subjektet politike kanë nisur që të punojnë drejt finalizimit të programeve politike me të cilat do të garojnë në këto zgjedhje parlamentare 

Lëvizja Vetëvendosje është duke i vendosur pikat e fundit në programin e saj, të cilin do t’i ofrojë qytetarëve.

Në një deklarim për Syri.net, zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu ka thënë se këto zgjedhje do të jenë më shumë një referendum, se sa zgjedhje të zakonshme, andaj edhe fokusi i tyre do të jetë bazuar në Qeverisjen e Kurtit.

“Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të zakonshme. Prandaj edhe nuk duhet të trajtohen ashtu. Ato do të jenë referendum, përmes së cilit qytetarët do ta bëjnë të mundur kapërcimin e nevojshëm nga klasa e vjetër politike që është zhytur në mashtrime dhe keqpërdorime për tash e dy dekada, në qeverisjen e mirë të bazuar në zhvillim dhe drejtësi. Modelin ynë qeverisës është ai i Qeverisë Kurti, e veçuar për përfaqësim dinjitoz, kursim të parasë publike, menaxhim shembullor të pandemisë, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, rikthimin e ligjshmërisë në institucione, reformën në drejtësi, dhe vëmendjen qendrore ndaj ekonomisë”.

Kryeziu ka treguar se LVV ka përfshirë pesë shtylla kryesore në programin e saj politikë dhe, që pritët në kuadër të tyre të kemi ndryshime në shoqëri, me ardhjen e tyre në qeveri.

“Kurse propozimet dhe programi ynë qeverisës do të i jetë i bazuar në Qeverisjen Alternative të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe pesë shtyllat e saj, (i) Ekonomi dhe Financa; (ii) Drejtësi dhe Siguri; (iii) Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Sport; (iv) Arsim, Kulturë dhe Rini; dhe (v) Politikë e Jashtme, Integrime Evropiane dhe Diasporë” – ka përfunduar Kryeziu

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen si rezultat i rrëzimit të Qeverisë Hoti nga Gjykata Kushtetuese, ku shpalli të pavlefshme votën e deputetit, Etem Arifi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat