Hatim Baxhaku, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka komentuar trazirat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), me qeverisjen e Albin Kurtit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Baxhaku ka shkruar se të gjithë ata që kuptojnë nga politika dhuna dhe trazira në Amerikë do të na dërgonte në një konfrontim të Qeverisë Kurti me një president jokonvencional të ShBA-së.
“Trazirat dhe dhuna e djeshme në Kongresin American, për te gjithë ata që kanë dy fije njohuri nga politika vërtetojnë katërciprisht ku mund të na qonte një konfrontim i Qeverisë Kurti me një President dhe administratë krejtësisht të pazakontë dhe jokonvencionlale të SHBA dhe nga ana tjetër vërtetonë politiken e drejtë dhe largëpamëse të LDK-së dhe Qeverisë Hoti”, ka shkruar Baxhaku.