Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija po synon që të bëhet deputet i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Haraqija pritet të jetë në listën në listën për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.
Haraqija ka thënë se është i gatshëm për një garë të tillë, por që siç ka thënë ai, ky vendim varet edhe nga organet tjera të LDK-së.
Në momentin që do të zyrtarizohet si kandidat, Haraqija është shprehur i bindur se do ta fitojë ulësen e Kuvendit të Kosovës.
“Unë jam i gatshëm, por kjo nuk varet nga unë, por nga organet e partisë, dega, këshilli i përgjithshëm dhe kryesia e LDK-së. Nëse jam kandidat me siguri që do ta fitoj garën për t’u bërë deputet. Kam humbur betejën, por luftën kurrë”, është shprehur Haraqija.
Se që do t’i rikthehet politikës Haraqija e pati thënë disa herë nëpër televizione.
Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.Osmani po ashtu ka shpërndarë legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.