Data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është caktuar në ditën e të dashuruarve.
Ani pse kjo çështje nuk ka aspak ndikim në zgjedhjet që pritet të mbahen, aktivistë të partive politike tashmë kanë bërë lidhshmëritë mes dy ngjarjeve që i ka rënë të jenë në të njëjtën datë.
Ende pa filluar fushata, aktivistë të mobilizuar në rrjete sociale kanë shpërndarë thirrje ku nuk kanë munguar edhe “zemrat” e simbolet tjera identifikuese, sidomos për këtë festë.
Dje janë shpërndarë dy të tilla në rrjete sociale nga aktivistë të LVV-së dhe të LDK-së.

