Është liruar nga paraburgimi, Bashkim Jupa, i cili me 22 dhjetor të vitit të kaluar, sulmoi fizikisht gazetarin, Valon Syla.
Lajmin e kanë konfirmuar burime brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Media ka tentuar të marr një deklaratë nga avokati i Bashkim Jupës, por që kontakti me të ka qenë i pamundur.
Bashkim Jupa, kishte sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla, në qendër të Prishtinës.
Shkak i këtij sulmi kishte qenë një deklaratë e Sylës, rreth mërgimtarëve.
Jupa ishte arrestuar brenda ditës kur ndodhi sulmi.
Ndaj tij ishte caktuar fillimisht paraburgim prej 48 orës, me urdhër të Prokurorit të lëndës.