Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka folur për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ata, pavarësisht padrejtësisë së madhe të ushtruar ndaj tyre, me veprat e veta dëshmuan se fati i vendit është gjithmonë mbi fatin e individit, përcjell Bota sot.
Ajo ka thënë se kjo duhet tu shërbejë si shembull për reflektim gjithë atyre politikanëve që fatin e vendit e ndërlidhin me fatin personal!
Postimi i saj i plotë:
Hashim Thaçi e Kadri Veseli, pavarësisht padrejtësisë së madhe të ushtruar ndaj tyre, me veprat e veta dëshmuan se fati i vendit është gjithmonë mbi fatin e individit. T’ju shërbejë si shembull për reflektim gjithë atyre politikanëve që fatin e vendit e ndërlidhin me fatin personal!
Kosova nuk është shoqëri e një individi, por e një seti vlerash, të cilat nuk do të sakrifikohen për qëllime të arritjes së pushtetit!