Gjatë 24 orëve të fundit fatkeqësisht kanë humbur jetën nga Covid-19, pesë persona.
Sipas njoftimit të IKSHPK në këtë interval kohor jetën nga Covid e ka humbur edhe një 44 vjeçar nga Prishtina.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 53.264 raste nga 193.944 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.368 raste të vdekjes, shkruan gazeta "Bota sot".