Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se partia e tij do të punojë me votuesit e vet pa u ndikuar nga propaganda kundër saj që sistematikisht po zhvillohet nëpër studio televizive, rrjetet sociale e organizimet e ndryshme banditeske.
Rrahmani shprehet se votuesit e LDK-së edhe në të kaluaren ka përjetuar edhe më parë një luftë të till të ashpër, aspak fer dhe hiq demokratike, prandaj, sipas tij, i pandikuar nga opinionet falce dhe të imponuara nga presioni medial, ditën e zgjedhjeve do të e thotë fjalën e vet.
“Lidhja Demokratike nuk ka kohë dhe nuk do të duhej të merret me të tjerët, as me ata që të frustruar nga mosrealizimi i ambicieve brenda natës lëshojnë radhët”, shkruan ai.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/08/auto_imet-rrahmani1610120782.jpg)
Lidhja Demokratike e Kosovës do të punoj me votuesit e vet pa u ndikuar nga propaganda kundër saj që sistematikisht po zhvillohet nëpër studio televizive, rrjetet sociale e organizimet e ndryshme banditeske.
Votuesi tradicional, besnik në programim e Lidhjes Demokratike ka përjetuar edhe më parë një luftë të till të ashpër, aspak fer dhe hiq demokratike, prandaj i pandikuar nga opinionet falce dhe të imponuara nga presioni medial, ditën e zgjedhjeve do të e thot fjalën e vet.
Lidhja Demokratike nuk ka kohë dhe nuk do të duhej të merret me të tjerët, as me ata që të frustruar nga mosrealizimi i ambicieve brenda natës lëshojnë radhët.
Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë të vetëdijshëm që duhet kaluar edhe nëpër stuhi e fortuna, por asnjëherë të lodhur e të dëshpruar.
Shtetformimi don sakrificë.