Mbrojtja e Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, të akuzuar në Gjykatën Speciale, po këmbëngulin se nuk fillojnë përgatitjet e tyre, nëse Zyra e Prokurorit të Specializuar, nuk iu kthen pamjet filmike të cilat ndodheshin në zyrën e OVL UÇK-së.
”Shpresoj që ZPS është në dijeni për parashtrimet tona të bëra me shkrim, ku kërkohet që Prokuroria të japim materiale të cilat përmbajnë informacion të mbrojtur”.
”Kemi kërkuar Prokurorisë që pamjet filmike që nxjerin këta persona të dhënë në shoqatën e luftës, të na i japin neve”.
”Kemi ngritur parashtrimet tona me faktin se aktakuza përmend bashkëpunëtorë, persona të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në dhënien e këtij materiali në Shoqatën e Luftës së UÇK-së”, ka deklaruar avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Ellison Rees.
”Pa na u bërë kjo gjë nuk fillojmë përgatitjet”, është shprehur ai.
Tutje avokati i Nasim Haradinaj, Toby Cadman, kërkoi që Prokuroria të sqarojë në detaje rreth kësaj procedure.
”Nuk mendoj që ne mund të fillojmë, pa na u sqaruar në shkallë të mjaftueshme gjërat nga Prokuroria. Nuk mund të fillojmë hetimet tona, në bazë të materialeve të cilat nuk i kemi në dispozicion”.
”Materialet që na ka japur në dispozicion nuk na ndihmojnë për të konstatuar nëse ka apo jo informacion të mbrojtur”.
”Nuk e di si Prokuroria mban këtë qëndrim zotëri Gjykatës. Duhet të ketë qartësi”.