Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka vizituar degën e LDK-së në Malishevë.
Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë, Bajrush Hoti, e ka falënderuar Agim Veliun për punën e bërë drejt rikthimit të tabelave nga Regjioni i Gjakovës në atë të Prizrenit.
“Dega e LDK-së në Malishevë falënderon edhe Kryeministrin e Kosovës z. Avdullah Hoti për kontributin e dhënë, zv. Kryemininistrin z. Driton Selmanaj, si dhe deputetin e AAK-së z. Haxhi Shala i cili ka ofruar bashkëpunim dhe mbështetje për iniciativën e nisur nga kryetari z. Hoti”, thuhet në njoftimin e degës.
Hoti në fund i ka ndarë edhe një mirënjohje ministrit Veliu.
Ja njoftimi i plotë nga dega e LDK-së në Malishevë:
Sot, Komunën e Malishevës dhe Degën e LDK-së në Malishevë e vizitoj Nënkryetari i LDK-së dhe Ministri i Punëve të Brendshme z. Agim Veliu.
Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi me vendimin për rikthimin e tabelave nga Regjioni i Gjakovës në atë të Prizrenit.
Kryetari z. Bajrush Hoti e falënderoj Ministrin Veliu për vendimin e MPB-së për rikthimin e Tabelave me Regjion të Prizrenit, e cila ishte një kërkesë dhe dëshirë e përhershme e qytetarëve të Komunës së Malishevës e që u realizua sot.
Dega e LDK-së në Malishevë falënderon edhe Kryeministrin e Kosovës z. Avdullah Hoti për kontributin e dhënë, zv. Kryemininistrin z. Driton Selmanaj, si dhe deputetin e AAK-së z. Haxhi Shala i cili ka ofruar bashkëpunim dhe mbështetje për iniciativën e nisur nga kryetari z. Hoti.
Dega e LDK-së në Malishevë ju uron të gjithë qytetarëve pa dallim partie, fillimin e procesit të rikthimit të K.K. Malishevës me Regjionin e Prizrenit.
Në fund të takimit, në shenjë falënderimi Ministrit Veliu i'u nda edhe një mirënjohje për kontributin e dhënë për degën e LDK-së në Malishevë. Kjo ishte edhe një befasi e këndshme për të cilën z. Veliu ishte shumë falënderues.
Urime, vazhdojmë!!!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/08/auto_136701996_3689987667764606_4058651365105148789_n1610121536.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/08/auto_136688038_3689987291097977_2501275349810438234_n1610121539.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/08/auto_136693799_3689987514431288_2176957992245868190_n1610121539.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/08/auto_136967761_3689987927764580_5630444802755350801_n1610121536.jpg)