Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook për aksidentimin e një vetyre zyrtare të komunës.
Nga ky aksident kanë pësuar lendime 6 qytetarë, 3 prej tyre zyrtar publik të komunës.
“Të lënduarit po marrin trajtimin e duhur mjekësor, njëherit do t’iu mbajmë të njoftuar për gjendjen e tyre” thuhet në shkrimin e tij.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetar
Sot gjatë ditës, në fshatin Kovaçec ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një veturë zyrtare e komunës. Nga ky aksident kanë pësuar lendime 6 qytetarë, 3 prej tyre zyrtar publik të komunës. Pas marrjes së informacionit kam dalur në vendngjarje dhe jam interesuar nga afër për gjendjen e tyre shëndetësore. Të lënduarit po marrin trajtimin e duhur mjekësor, njëherit do t’iu mbajmë të njoftuar për gjendjen e tyre.
Me këtë rast iu bëj thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në komunikacion!