Pas një interviste të dhënë për një televizion, ka filluar një fushatë linçuese ndaj zyrtarit të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Kjo fushatë kundër anëtarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, është filluar nga grupi meKryeministrit, i cili është hapur dhe funksionon në përkrahje të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Në grupin “meKryeministrin” në Facebook janë shpërndarë disa fotografi të Abdixhikut e ku ai është krahasuar me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/08/auto_136672776_3918679674833634_1669185964361178323_n1610125016.jpg)
E, në mbështetje të ish-ministrit të ish-qeverisë Kurti, ka dalë një faqe e LDK-së, me emrin “Lidhja për Prishtinën”.
Kjo faqe thotë se linçimi që po bëhet nga Abdixhikut, “është si pykë për ta përçarë e për ta dobësuar LDK-në”.
“Deri dje e cilësonin si njërin prej ministrave më të mirë të Qeverisë së tyre. Të ri, të mirë edukuar dhe të shkolluar në Perëndim. Një doktor shkence i ekonomisë, kuadër i një prej universiteteve më të mira britanike. Modest, inteligjent, energjik, punëtor dhe i pakorruptuar. Mirëpo meqë nuk mundën ta përdorin atë si pykë për ta përçarë e për ta dobësuar LDK-në, mjeranët e një grupi në Facebook filluan sulmet ndaj Lumir Abdixhikut”, thuhet në reagimin e kësaj faqeje.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/08/auto_136708427_3918679731500295_2829968867165272008_n1610125019.jpg)
Ata madje thonë se Lëvizja Vetëvendosje, Abdixhikun e shohin si kryetarin e Prishtinës pas 10 muajve; dhe kryeministrin e Kosovës pas 4 viteve.
“Po të lejonte të keqpërdorej nga “lideri supreme” - sikur ish-bartësja e listës sonë e zgjedhjeve të fundit - ai do të ishte politikani më shembullor. Por meqë Lumiri tregoi besnikëri ndaj familjes së tij politike, LDK-së, duhet të shënjestrohet në formën më të ultë. Arsyeja kryesore e këtij linçimi është frika. Frika, sepse te Lumir Abdixhiku, mjeranët në fjalë e shohin kryetarin e Prishtinës pas 10 muajve; dhe kryeministrin e Kosovës pas 4 viteve”, thuhet në reagimin e faqes “Lidhja për Prishtinën”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/08/auto_asaa1610125092.jpg)