Asambleisti Valon Krasniqi javë më parë u emërua si Zyrtar i Sigurisë në kabinetin e saj.
Për largimin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pati shumë zëra.
E, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kransiqi ka treguar arsyet pse është bashkuar me Vjosa Osmanin.
Kujtojmë se Vjosa Osmani në zgjedhjet e fundit, ishte kandidate për kryeministre në listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Por, Osmani u largua nga partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa, për shkak që kjo e fundit bëri koalicion me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate, pas rrëzimin të Qeverisë Kurti, ku pjesë e saj ishte edhe vetë LDK.
Osmani pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ka mbajtur postin e kryetares së Kuvendit, ku më pas u bë edhe ushtruese detyre e presidentit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë, për shkak që ndaj tij u ngrit aktakuzë nga Gjykata Speciale.
Ja shkrimi i Krasniqit pa ndërhyrje:
Të nderuar qytetar të vendlindjes sime Bardh, dhe Komunës sime Malishevë.
Sot individ të caktuar po mundohen me cdo form dhe në cdo mënyr të më bëjn sulme, propaganda dhe dezinformata në adresë timen, duke paragjykuar në mënyr të ulët vendimet e fundit të mija politike.
Për ju dua të sqaroj, se edhe në të kaluarën sa kam qenë pjesë e LDK-ës unë përher kam përkrahur personalitetin e Vjosa Osmanit si politikane dhe përfaqësuese proesionale, e dinjitetshme dhe transparente e sovranit dhe qytetarëve të RKS-ës. Përkrahjen ndaj saj vetëm sa e kam shtuar, kur ajo është propaganduar, linquar, përjashtuar politikisht, dhe besa edhe sulmuar fizikisht në Parlamentin e RKS-ës nga persona të ulët brenda LDK-ës.
Andaj bashkëpunimi im ndaj saj nuk është i tanishëm, por i kahmotshëm, dhe ky bashkëpunim vetëm sa vjen e rritet për të luftuar keqqeverisjen qendrore dhe lokale.
Unë nuk jam duke luftuar për interesa personale dhe pasurim personal si politikan tjerë tash e 20 vite në Kosovë, por jam duke luftuar për tu ngritur politikisht, për të qenë përfaqësues i dinjitetshëm i sovranit, dhe për të sjellur qeverisjen e mirë dhe transparente me lideren e hekurt Vjosa Osmanin
Të dashur qytetar, mos bini pre e propagandave dhe dezinformatave për poena politik nga krerët politik të shkarkuar. Ju ftoj të na përkrahni dhe të jeni pranë nesh përgjat luftimit të së keqes.
Vazhdojmë së bashku GUXIMTAR për shtet ligjor dhe të mirëfillt.
“Qentë” le të lehin “karvani” të ecë përpara.
Me shumë respekt Valon KRASNIQI!