Hoti fokusohet në fushatë, nga 6 janari nuk ka pasur aktivitet si kryeministër

Aktuale

Hoti fokusohet në fushatë, nga 6 janari nuk ka pasur aktivitet si kryeministër

Më: 8 janar 2021 Në ora: 21:23
Avdullah Hoti

Avdullah Hoti është angazhuar në fushatë për kryeministër, pak aktivitete në Qeveri.

Avdullah Hoti, ndodhet brenda në zyrë.

Kurse jashtë, eskorta e tij, është e gatshme për t’u nisur në çdo moment në ndonjë aktivitet të kryeministrit në detyrë.

Kohëve të fundit, po merret pak me punën e tij si kryeministër.

Këtë e tregon edhe webfaqja e Qeverisë. 

Këtu shihet që prej datës 6 janar Hoti nuk ka pasur ndonjë aktivitet.

Por mjaft aktiv është parë të jetë në qendrat e LDK-së nëpër komuna të Kosovës.

Hoti që po garon për kryeministër në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare ka filluar vrullshëm fushatën.

Një natë me parë kishte qëndruar në Shtime me simpatizantë të LDK-së.

Në përpjekje për të siguruar mbështetje, në të tilla takime nuk respektohet as masat anticovid.

Ky nuk ishte aktiviteti i vetëm i tij.

Hoti si kandidat i LDK-së për kryeministër, pati takime edhe në Ferizaj.

Monitoruesit e punës së qeverisë, kanë vërejtur neglizhencë të punës në qeveri.

Hoxha tutje tregon sa po e dëmtojnë shtetin përdorim i resurseve të institucioneve ani pse kjo praktikë ka qenë e pranishme tek secili ekzekutiv.

As të premten, Hoti nuk ka pasur ndonjë aktivitet qeveritar për të cilin i ka njoftuar mediat, siç bënte më herët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat