​Azemi: Hoti stabilizoi situatën politike dhe sociale në vend dhe vuri në binarë raportet e rrezikuara me ShBA-në

Aktuale

​Azemi: Hoti stabilizoi situatën politike dhe sociale në vend dhe vuri në binarë raportet e rrezikuara me ShBA-në

Më: 8 janar 2021 Në ora: 22:17
Avdullah Hoti

Zyrtarja për Informim në LDK, Gentiana Azemi, ka radhitur të arriturat e kryeministrit Hoti, ndërsa ka hedhur akuza ndaj Albin Kurtit.

Përmes një statusi në Facebook, Azemi, që njëherësh është edhe shefe e Kabinetit të Ministres së Kulturës, ka thënë se kryeministri Hoti arriti ta stabilizojë dhe ta normalizojë situatën politike dhe sociale në vend, duke vënë në binarë raportet e rrezikuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qarqet tjera perëndimore si më BE dhe me NATO.

Po ashtu ajo ka thënë se “LDK dhe kryeministri Hoti, mbesin të përkushtuar në avancimin e zhvillimit të shtetit të Kosovës”.

Postimi i plotë

Me LDK-në, me shtetin e Kosovës?

Kryeministri Hoti e mori mandatin në një kohë mjaft të rëndë për vendin. Në njërën anë raportet me aleatin dhe mbeshtësin jetik të Kosovës, ShBA-të ishin pëkeqësuar jashtë çdo norme nga një ish-kryeministër i pa papërgjegjshëm.

Përpos situatës së kontaminuar politike dhe populizmave të pa nevojshëm, nga një lider me tipare autoritare (që qeverisi vetëm 50 ditë), vendin ashtu si edhe botën po e sfidon pandemia Covid-19.

Kryeministri Hoti arriti ta stabilizoi dhe ta normalizoj situatën politike dhe sociale në vend, duke vënë në binar raportet e rrezikuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qarqet tjera perëndimore si më BE dhe me NATO, duke vënë në rend të parë luftimin e virusit, dhe lehtësimin e jetës së qyetetarëve.

Tiparet e kryeministrit Hoti janë ato që i duhen një lideri që për qeverisje më shumë punon se sa shpalos fjalë dhe retorikë boshe.

Taktikat populiste mund të sjellin një grusht vota, por ato nuk janë rruga dhe mënyra për ta drejtuar vendin, Kosova ka nevojë për njerëz me përvojë dhe vetëdije institucionale, e jo individ me paranoja e qasje eksperimentale.

LDK dhe Kryeministri Hoti, mbesin të përkushtuar në avancimin e zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Mbesim në lidhje.

LDK

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat