Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka thënë se është kërcënuar nga një mbështetës i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Facebook.
Ai ka publikuar mesazhet private të personit në fjalë, të cilin e ka quajtur “çajtorist të LDK-së”, përcjell Bota sot.
Kraki ka thënë se pret që ai t’i kërkojë fajle.
Postimi i plotë i Krakit:
Shpesh marr mesazhe private, herë vlerësime herë ofendime, por gati kurrë nuk i publikoj.
Sonte më erdhi një mesazh pak më ndryshe nga një çajtorist i LDK-së dhe tash që edhe këta janë trimnu, tipi e mbyll mesazhin me kërcënim ndaj meje.
Pashë që kemi nja 60 miq të përbashkët. Nëse dikush e njeh këtë trullan, i tregoni ju lutem kujt i ka shkru. E për kërcënimin i kërkova me e tërheq e me kërku falje. Ai ma ktheu me të shame tjera.
Ndoshta mendon që e mbron Armendi se kishte dalë në foto me të, por unë megjithatë e pres një kërkim falje prej tij.
Vakia e Zotit!
P.s. Unë e luftoj injorancën me mjete të buta, d.m.th me mësime Por, nuk e dua asnjë mik të përbashkët me tipa të tillë. Juve 60 që e paskeni mik, ju ftoj ta reformoni pak politikën e miqësisë.