Lidhja Demokratike e Kosovës nesër nga ora 11:00 do ta mbledhë Kryesinë e partisë.
Kështu kanë bërë të ditur burime të medias brenda Lidhjes Demorkatike të Kosovës. Në këtë mbledhje do të diskutohet për dy tema kryesore.
”Nesër nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Në këtë mbledhje do të diskutohet për koalicionin me AKR-në e Behgjet Pacollit si dhe për listën zgjedhore”, thonë këto burime.
Ndryshe, media ditë më parë ka paralajmëruar për koalicionin e mundshëm ndërmjet LDK-së e AKR-së.
Edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, edhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë paralajmëruar bashkëpunimin e këtyre dy partive në zgjedhjet e 14 shkurtit.