Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin sulmit fizik ndaj infermierëve dhe anesteziologëve në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas policisë një familjarë i një pacienti të shtrirë në këtë klinikë i ka kanosur të njëjtit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
“QKUK 08.01.2021 – 14:40. Dy viktima femër dhe mashkull kosovar infermiere dhe anesteziolog, kanë raportuar se për deri sa ishin në vendin e punës, janë kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një familjar i një pacienti i cili ishte i shtruar në QKUK. I dyshuari është larguar në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Express mëson se gjendja e familjarit të dyshuarit është përkeqësuar si pasojë e infektimit me virusin Covid-19. Kështu ai në shenjë të pakënaqësisë ka sulmuar infermierët dhe anesteziologët e klinikës.