Mbrëmë në Brod të Shtërpcës ishte bllokuar një rrugë për qarkullim si pasojë e shembjes së dheut. Kjo rrugë tani është e kalueshme pasi dheu është larguar.
Këtë e bëri të ditur Qazim Reka, komandant në Drejtorinë Rajonale të Policsë në Ferizaj.
“Ne kur kemi shkruar mbrëmë për të intervenuar dhe për t’iu ndihmuar qytetarëve, dheu vetëm se ishte larguar nga rruga”.
“Dheun e kishte larguar kompania mirëmbajtëse për atë pjesë”, ka thënë Reka.
Si pasojë e shembjes së dheut të mbyllura kishin mbetur 30 shtëpi të një lagjeje.