Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka mbajtur takim me përkrahësit e LDK-së në komunën e Vitisë. Pjesë e këtyre takimeve ishte edhe vajza e tij, deputetja Marigona Geci.
Geci thumboi Vjosa Osmanin pas largimit të saj nga LDK-ja duke shkruar në rrjetin e tij social Facebook se vetëm frikacakët ikin nga froni.
"Vetëm frikacakët ikun nga fronti! Në komunën e Vitisë me aktivist të LDK-së dhe me kto dy femrat më të votuara të LDK-së nga kjo komunë", u shpreh Geci përcjell "Bota sot".
Postim i plotë
Vetëm frikacakët ikun nga fronti!
1.)Marigona Geci dhe
2.)Fatbardha Emini.
Në komunën e Vitisë me aktivist të LDK-së dhe me kto dy femrat më të votuara të LDK-së nga kjo komunë.
Unë jam mësuar që 32 vjet me ju përballu furtunave të të gjitha ngjyrave.
Anamorava gjith me LDK-në.