Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka vazhduar me vizitat e tij në Komunën e Pejës.
Ai tregoi se vizitën e tij në Pejë, e ka vazhduar në Graboc, me homazhe te busti i Heroit Bekim Berisha - Abeja dhe në vizitë te familja e mikut tim të ndjerë Nezir Gashi.
"Me këtë rast, Nezirit i kam ndarë medaljen (post mortem) "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET" për kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare", tha Haradinaj.
Gjithashtu lideri i AAK-së ka bërë homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Vranoc dhe vizitoi familjen e mikut të tij të ndjerë Xhafer Krasniqi, xhaxha i Adrianit e baba i Përparimit.
Ai tregoi se aktiviteti i fundit ishte në Kryshec, në vizitë te familja Berisha. Bashkëluftëtarit dhe mikut tim Vehbi Berisha, për kontribut në çështje kombëtare, i kam ndarë medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET".
Peja me rrethinë ishin krah i fortë i luftës për liri, e lidhja ime me këta njerëz është e përjetshme.