“Kosova nuk ka qenë asnjëherë në udhëkryq më të madh se që është sot dhe LDK e ka për obligim jo pse është në garë politike por e ka obligim shtetëror të ruaj stabilitetin dhe demokracinë në Kosovë ka thënë kandidati i LDK-së për kryeministër.
Avdullah Hoti, tha se do të garantojmë qytetarëve se do të jemi gardian të rendit demokratik në Kosovës, do të jemi gardian të bizneseve, të politikave ekonomike të djathta që qojnë kah Evropa që qojnë kah Amerika e jo që qojnë kah lindja dhe kah izolimi, e jo që qojnë kah dhuna, e jo që qojnë kah presioni shtetëror mbi qytetarët dhe mbi bizneset.
"Ne nuk guxojmë të lejojmë që të krijohet pasiguri juridike në vend”, ka thënë ndër të tjerash, kryeministri Avdullah Hoti, gjatë takimit me strukturat e LDK-së në Prizren.
Zgjedhjet do të mbahen me 14 skurt, pas vendimit të Kushtetutes.