Kandidati për kryeministër nga PDK-ja Enver Hoxhaj ka qëndruar në Gjilan ku ka biseduar me strukturat e simpatizantët e saj,
Ai tha se PDK-ja do të rikthehet në Gjilan, aty ku e ka pasur vendin çdo herë – si fituese. Qytetarët e kësaj komune i kanë provuar të gjithë dhe rikthimi i besimit në PDK po ndodhë.
"Këtë ndjesi e mora sonte në takim me stukturat lokale të partisë në këtë qytet. Bashkë me kryetarin Qemajl Mustafa, anëtarin e kryesisë, Zenun Pajaziti, e deputetët Bajrush Xhemaili e Mërgim Lushtaku, fola për nevojën e bashkimit e solidarizimit në një kohë të vështirë që po e kalon Kosova, si dhe PDK-ja nga goditjet që mori muajt e fundit", tha Enver Hoxhaj.
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja tha se besimplotë e kanë vizionin, programin dhe lidershipin më të mirë. E njëri nga projektet më të mëdha të Anamoravës, siç është autostrada, do ta përfundojë qeverisja e ardhshme e PDK-së.