Vërshimet e shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut e dëborës, kanë rënduar gjendjen në shumë pjesë të Kosovës.
Zjarrfikësit e Prishtinës janë aktivizuar me tërë potencialin e tyre për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të cilët po përballen me situata të ndryshme të rënda.
Përmes profilit të tyre në Facebook, Zjarrfikësit e Prishtinës kanë postuar disa fotografi nga aktivitetet e sotme duke iu ndihmuar qytetarëve që janë duke u përballur nga vërshimet e fundit.
Vërshimet kanë shkaktuar shumë dëme materiale.

