Ishte përfolur se në të kaluarën ka qenë zyrtar i LDK-së, por Sylë Hoxha duket se tanimë përveç që e ka konfirmuar këtë, ai edhe i është kthyer partisë.
Sylë Hoxha, ish-prokuror i Prokurorisë Speciale është parë në tubimin e LDK-së në Prizren
Në disa fotografi të postuara nga kryeministri Hoti, ai madje shihet i ulur në rreshtin e parë.
Nuk dihet nëse Hoxha është kthyer në LDK për të marrë ndonjë post apo diçka të tillë.
Sylë Hoxha ishte një ndër personat e shënjestruar nga VV për shkak se i njëjti sa ishte prokuror në Prizren, kishte dalë me konstatimin se Astrit Dehari kishte kryer vetëvrasje.