Is-ushtari i UÇK-së në operacionin që e kreu 20 vite pas lufte nuk pagoi asgjë, doktori i tha se këtë çmim e kishte paguar në luftë.
Lufta i la atij hic më pak se 26 plumba brenda trupit.
Prej këtyre plumbave dhe pjesëve të granatave që i mori gjatë luftës, ish ushtari i UÇK-së, Zeqir Hoxhajt, 11 nga ta iu hoqën me ndërhyrje mjekësore.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/10/auto_Screenshot_3-16-600x3601610257664.png)
Pjesa tjetër e këtyre mbetjeve metalike, qëndron edhe dy dekada më vonë në trupin e tij.
Ndonëse ai ka 21 vite që jeton kështu, Hoxhaj, i njohur si Zeqa thotë që është mësuar të jetojë me plumba në duar e këmbë.
Madje plumbin që e mori gjersa po luftonte në vijat e para të frontit të luftës në Betejën e Junikut e ka ende në kokë.
Këtu, ish luftëtari me nofkën Budakova tregon disa nga plagët që mori gjatë luftës.
Luftëtari Hoxhaj thotë se nuk i bie pishman për asnjë plumb që mori, e po ta kthente kohën do të luftonte prapë.
Por pas kësaj kohë copëza e granatës të cilën kishte në dorën e djathtë Budakovës kishte filluar t’i lëvizte nëpër trup e t’i shkojë gjer në krah.
Kjo in shkaktoi dhimbje në dorën e djathë, të cilat nuk mund t’i përballonte.
Për këtë arsye atij iu përkeqësua gjendja këtë të martë, dhe iu desh të operohej.
Ish ushtari që mban statusin invalid i luftës, me shkallë të inavlidietit prej 85%, u beasua nga doktori i cili e operoi.
Kjo pasi që kur shkoi për ta paguar operacionin Doktori Nazmi Kolgeci i tha se çmimin e këtij operacioni e ke paguar në vitin 1998.
Miku të cilin Hoxhaj e kishte njoftuar kur ishte në radhët e TMK-së, ishte ai që e gjeti atë në gjendje të rëndë të martën.
Pos tërë këtyre përjetimeve Budakova tregoi edhe fotot ku atë e kishin vendosur në morg sepse mendonin që kishte vdekur.