Gashi, kërkesë LDK-së: Bëjeni këtë ose do ta humbni mbështetjen e elektoratit

Aktuale

Gashi, kërkesë LDK-së: Bëjeni këtë ose do ta humbni mbështetjen e elektoratit

Nga: A.Zh Më: 10 janar 2021 Në ora: 09:37
Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

Arbër Gashi, analist i çështjeve politike, ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duhet ta shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të strategjisë së ballafaqimit me kërkesat e opinionit publik.

Ai ka thënë se injorimi i rrjeteve sociale është hapi i parë drejt humbjes së mbështetjes në elektorat.

Gashi ka kërkuar nga qytetarët që të mos votojnë për kandidatin që shfaq deficite të mëdha në përdorimin e rrjeteve sociale, përcjell Bota sot.

Postimi i Gashit në Facebook:

Është koha që Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ta marrë në shqyrtim mundësinë e ndryshimit të strategjisë së ballafaqimit me kërkesat e opinionit publik, sepse injorimi i rrjeteve sociale është hapi i parë drejt humbjes së mbështetjes në elektorat.

Zgjedhjet e 2019 janë shembull dhe dëshmi e mjaftueshme për ata e ato që duan të mësojnë, sepse këtu, në rrjetet sociale, deshëm apo jo, shpërfaqet kompetenca profesionale e secilit prej kandidatëve.

Për elektoratin kam vetëm një kërkesë; mos i jepni vota atij kandidati që shfaq deficite të mëdha në përdorimin e rrjeteve sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat