Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka publikuar një fotografi të rrugës Rud-Sferkë, në të cilën shihet asfalti i copëtuar nga vërshimet.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se janë investuar miliarda euro në asfalt dhe nuk është kryer puna si duhet.
Postimi i plotë:
Gjithë këto vite miliarda euro të investuara në asfalt, në vend se të përmirësohen punimet së paku në këtë fushë, pra i vetmi investim ku dhe
mundësitë ishin më të mëdha të keqpërdorimit të parasë publike, dhe në fund as edhe për asfalt nuk kanë kryer punë si duhet, mos të flasim se çfarë cilësie është punuar në sektorë tjerë me më pak rëndësi.