Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, e ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt, përmes një postimi në faxcebook ka shkruar ka thënë se politika Rugoviste është vetëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe zhvillohet vetëm brenda saj.
Tahiraj duke mos përmendur emra, shprehet se ata që kanë tendenca ta zhvillojnë rugovizmin jashtë LDK-së, janë fotokopje të falsifikuara me plotë demagogji dhe dredhi.
Madje, ai në fund të postimit të tij, ka theksuar se të gjithë ata që janë larguar nga LDK-ja do të përfundojnë turpshëm.
Kujtojmë se ushtruesja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë me shumë kolegë, dhe se do të garojnë si një iniciativë qytetare.
Ja shkrimi i tij:
Rugovizmi është vetëm në LDK, zhvillohet dhe mbrohet vetëm në LDK dhe përmes saj.
Të gjitha tendencat që rugovizmi të mbrohet dhe zhvillohet jashtë LDK-së, janë fotokopje të falsifikuara me plotë demagogji dhe dredhi.
Të gjitha do përfundojnë turpshëm që në fillimin e tyre!
Mjerë ata, ato që janë pjesë e këtij skenari