Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka vizituar së fundi qytetin e Gjakovës.
Pas kësaj, Hoti tha se që nga shkolla e mesme ka qenë i lidhur me këtë qytet dhe e ka falënderuar për çdo gjë që e ka mësuar.
Hoti nuk hezitoi ti thur edhe lavde Gjakovës, ku ndër të tjera tha se ia njeh teqetë, kishat dhe xhamitë, bashkëjetesa e të cilave është shembull për njerëzimit në mbarë botën.
“Ta njoh Malësinë, ta njoh luftën për liri, pavarësi dhe demokraci, t’i njoh heronjtë e dijes, kulturës e pushkës, t’i njoh këngët dhe i këndoj me shumë kënaqësi, ta njoh klubin e Vëllaznimit dhe Kuqezinjtë e Jakoves, dhe jam i gëzuar që në mandatin tonë ka nisur ndërtimi i stadiumit të qytetit”, tha Hoti.
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti tha gjithashtu se strukturave, anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie ua garantoi se do të jenë të bashkuar e të përkushtuar në rrugëtimin drejt zhvillimit të Gjakovës dhe Kosovës.
“Zoti e bekoftë Malësinë e Gjakovës!Zoti e bekoftë LDK-në!”, shtoi ai.