Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi do të jetë përsëri kandidat për deputet nga LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kjo është konfirmuar sonte edhe nga Kryeministri Avdullah Hoti dhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një takim të zhvilluar sonte në Malishevë.
Hoti dhe Gashi kanë pasur plot lëvdata për deputetin Fetah Rudi.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit, Fetah Rudi kishte marr afër 13 mijë vota.