Partië politike kanë filluar fushatën zgjedhore.
LDK dhe Driton Selmanaj ishin sot në terren ku nga atje morën përkrahjen e vajzave dhe djemve, që të vazhdojnë me projektin më të shenjtë, atë të shtetndërtimit të Kosovës.
“Shtëpi e madhe është LDK-ja”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.
Postimi në Facebook:
Shtëpi e madhe është LDK-ja!
Shtetësia e Republikës së Kosovës dhe e ardhmja e saj, lidhet ngusht me të ardhmen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ishte ky mesazhi i përquar sot nga strukturat dhe simpatizantët e LDK-së.
Nga Dragashi i bashkëjetesës, Gjakova e traditës dhe kulturës, dhe nga Malisheva e trimërisë, morrëm përkrahjen e vajzave dhe djemve, që të vazhdojmë me projektin tonë më të shenjtë, atë të shtetndërtimit të Kosovës.