Në një video të publikuar vite më parë kujtojmë përballjen që ish-Presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, pati me personin e akuzuar si kriminel lufte, krimineli Slobodan Millosheviq në Gjykatën e Hagës.
Në videon në të cilen përballen në një debat Rugova dhe Millosheviq shohim se si Rugova arrin të i'a numërojë të gjitha dëmet të cilat shteti i Serbisë i ka bërë shtetit të Kosovës, shkruan “Bota sot”.
Rugova tregon se gjatë luftës ka pasur gjenocid ndaj shumicës shqiptare në Kosovë ku janë bërë shkatërrime të mëdha, ku janë vrarë rreth 10 mijë njerëz (ende nuk i kemi shënimet komplete) , janë zhdukur rreth 4 mijë, janë shkatërruar mbi 120 mijë shtëpi private e mijëra objekte shoqërore e publike.
Gjatë kësaj video Millosheviqi i parashtron disa pyetje provokuese Rugovës, ku i thotë se i ka bërë disa lutje atij për ta larguar nga Kosova. Mirëpo që këtyre pyetjeve në mënyrë më të qetë Rugova i u kthen përgjigje duke I quajtur gënjeshtra.
Rugova flet për UÇK-në duke u shprehur që është e krijuar nga populli e njerëzit në momentin që ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën.
“As një shtet, as “State Departament” nuk e ka shpallur organizatë të tillë. Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga njerëzit kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën nga patriotët dhe kanë luftuar për Kosovën”, është shprehur Rugova për UÇK-në./BS
Video e plotë