Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe anëtar të Nismës. Limaj ka shkruar në “Facebook”, se projekti dhe vizioni në mbrojtje të vlerave kombëtare po përkrahet çdo ditë e më shumë dhe veçanërisht nga veteranët e luftës.
“Jam mëse i bindur se të keqen që po i kanosët shtetit do ta parandalojmë bashkë me njerëzit e mirë të këtij vendi, dhe për këtë bashkëluftëtarët e mi i sigurova se i gjithë përkushtimi ynë do të jetë që të mos lejojmë të bëhet dëm i pariparueshëm për Kosovën”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë:
Emocion i veçantë takimi me bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë të Nismës në Shalë të Lipjanit. Bashkëbisedim i hapur për sfidat me të cilat po përballet vendi dhe rëndësinë jetike që ka për vendin procesi zgjedhor i 14 shkurtit.
Projekti dhe vizioni ynë në mbrojtje të vlerave kombëtare po përkrahet çdo ditë e më shumë dhe veçanërisht nga veteranët e luftës dhe bashkëluftëtarët. Jam mëse i bindur se të keqen që po i kanosët shtetit do ta parandalojmë bashkë me njerëzit e mirë të këtij vendi, dhe për këtë bashkëluftëtarët e mi i sigurova se i gjithë përkushtimi ynë do të jetë që të mos lejojmë të bëhet dëm i pariparueshëm për Kosovën.