Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, do t’i futet garës për deputet.
I njëjti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në FB, derisa do të jetë në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Deçani u zotua se, si gjithmonë, do të flasë bindshëm për fitoren e AAK-së më 14 shkurt 2021!
Kam nderin që të jem njëri nga kandidatët e kësaj komune në listën zgjedhore dhe në krah të kryetarit Ramush Haradinaj për fitore të reja, për ne, për fëmijët tanë, për të ardhmen e Kosovës!
#Deçani_AAK
#RamushHaradinaj
#RamëLikaj