Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se Prishtina e kërkon normalitetin për zhvillim dhe se nuk e pranon dhunën në asnjë formë.
Ai në Facebook, ka shkruar se fitorja e LDK-së shtë fitore për Prishtinën dhe për Kosovën me dyer të hapura në botën perëndimore.
Postimi i plotë:
Pjesa e “Qytetit të Vjetër” të Prishtinës e mobilizuar për fitoren e LDK-së!
Me Degën e Dytë të LDK-së, bashkë e të fokusuar për fitoren e shtëpisë politike të Presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova.
Nga debati i përbashkët u konkludua se Prishtina e kërkon normalitetin për zhvillim dhe nuk e pranon dhunën në asnjë formë. Fitorja e LDK-së është fitore për Prishtinën dhe për Kosovën me dyer të hapura në botën PERËNDIMORE.
Zoti e bekoftë Prishtinën!
Zoti e bekoftë LDK-në!