Rukiqi për tubimet elektorale: Si arsyetohen tash ndalesat për organizimin e ahengjeve

Aktuale

Rukiqi për tubimet elektorale: Si arsyetohen tash ndalesat për organizimin e ahengjeve

Më: 10 janar 2021 Në ora: 22:48
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se tubimet e fundit elektorale, me dhjetëra persona në hapësira te mbyllura, i bëjnë te pavlera të gjitha masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së pandemisë, duke pyetur madje si arsyetohet tash ndalesa për organizmin e ahengjeve.

Sipas tij, politikanët dhe qytetarët e tjerë janë të barabartë para ligjit ndërsa e cilësoi hipokrizi që të njëjtit njerëz që premtojnë sundim të ligjit e shkelin vet atë.

“Tubimet e fundit elektorale, me dhjetëra persona në hapësira te mbyllura, i bëjnë te pavlera, te gjitha masat kufizuese, për parandalimin e pandemisë. Si mund te arsyetohet, tash e tutje, ndalesa për organizimin e ahengjeve dhe ngjarjeve?

Si mund te arsyetohet kufizimi i orarit te punës?? Politikanet ehe qytetaret e tjerë janë te barabarte para ligjit. Hipokrizi e llojit te vet është qe te njëjtit qe premtojnë sundim te ligjit, te vazhdojnë natën dhe ditën te shkelin ligjin”, tha Rukiqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat