Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme në disa komuna të Kosovës.
Një qytetar nga Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se iu është shkatërruar nga uji komplet puntoria e mobiljeve.
Ai madje thotë se njëri nga pronaret e lokaleve e ka thyer krahun duke provuar që të hyjë në punëtori.
Rrjedhimisht, ai thotë se iu janë bërë dëme qindra euro.
Gjilani nuk është komuna e vetme që është prekur nga reshjet.
Edhe në disa komunat të tjera ka pasur bllokim të qarkullimit e disa shtëpi janë mbushur me ujë