Hoti: Po bisedojmë me këtë parti që të futet në listën e LDK-së

Aktuale

Hoti: Po bisedojmë me këtë parti që të futet në listën e LDK-së

Më: 11 janar 2021 Në ora: 12:03
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti tha se janë në përfundim të listës së kandidatëve për deputetë, listë të cilën do ta dorëzojnë në KQZ.

Hoti pas takimit me përfaqësues të Luginës, shtoi se me AKR-në po bisedojnë që ata të futen në një listë.

“Masat janë në fuqi duhet të respektohen edhe unë vet kam mbajtur disa takime dhe jam mundur që të respektohen”.

“Ne jemi duke finalizuar për të dorëzuar listën dhe shkojmë të vetëm në zgjedhje dhe jemi duke biseduar me AKR-në që të futen në listën tonë”.

Ndërsa për tubimet partiake, ai ka shtuar se janë kujdesur maksimalisht për respektimin e masave anti-Covid.

“Jemi kujdesur maksimalisht t’i përmbahemi masave anti-Covid gjatë takimeve që kemi pasur këto ditë. Ne respektojmë të gjithë masat e reciprocitetit dhe çdo masë që e drejton Serbia ka ne, ne do to ta kthejmë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat