Selimi: Kosova duhet të ketë sistem të qëndrueshëm të vettingut

Aktuale

Selimi: Kosova duhet të ketë sistem të qëndrueshëm të vettingut

Më: 11 janar 2021 Në ora: 12:32
Selim Selimi

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Kosova duhet të ketë një sistem të qëndrueshëm të vettingut.

“Tash dokumenti ekziston, dokumenti është gjithëpërfshirës se kanë marrë pjesë të gjithë hisedarët e drejtësisë, është udhëhequr nga shoqëria civile që është shumë pozitive. Kanë dalë me 4 propozime, njëri prej këtyre katër propozimeve duhet të implementohet”, tha Selimi për ksp.

Sipas tij, për ta zgjedhur njërin prej katër propozimeve duhet një raund i konsultimeve se cili është versioni më i mirë.

“Unë mendoj personalisht që duhet ta kemi një sistem të qëndrueshëm të vettingut, do të thotë një vetting të përhershëm”, ka thënë tutje Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat