Ekipet e Kërkim -Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) janë duke realizuar operacionet e Kërkim Shpëtimit pas vërshimeve të ujit gjatë ditëve të fundit.
Opercaionet janë duke u realizuar në disa lokacione të territorit të Republikës së Kosovës:
KK Fushë Kosovë, Gjakovë, Drenas, në objektin e Klinikes së Pomologjisë në QKUK – Prishtinë, ku ekipet janë duke realizuar operacionet e ndihmës për personat e ngujuar nëpër shtëpitë e tyre.
“Forca e Sigurisë së Kosovës në bazë të misionit të saj është gjithmonë e gatshme që të kryej operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe t’i ndihmoj autoritet civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/11/auto_138035863_233302981581730_1928656469300833915_o-450x6001610366597.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/11/auto_138118830_233302878248407_4014616892381469554_n-768x4181610366600.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/11/auto_138544114_233302908248404_579475106551788958_o-1000x4861610366600.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/11/auto_138181342_233303214915040_3878926503466477166_o-1000x4861610366597.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/11/auto_138190541_233302844915077_2572303482208147776_o-745x6001610366603.jpg)