Gazetari i RTK-së aderon në PDK

Aktuale

Gazetari i RTK-së aderon në PDK

Më: 11 janar 2021 Në ora: 13:29
PDK

Profesori i Universitetit të Prishtinës dhe gazetari Arben Fetoshi që është i angazhuar në RTK i është bashkuar PDK-së.

Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një konference për shtyp.

Derisa ka shpalosur veprimtarinë e tij, Hoxhaj ka thënë se shkuarja e tij në PDK tregon se nuk është parti e thjeshtë politike por projekt kombëtar.

Ai tutje ka shtuar dy qeveritë e fundit kanë qenë të dështuara.

“Ardhja e Arbenit nuk është ardhje teknike por besim për PDK-në”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se Kosova është në krizë dhe nga ajo mund ta nxjerrë, siç ka thënë ai, vetëm PDK-ja.

Ndërkaq Arben Fetoshi ka thënë se vendimi për t’iu bashkuar PDK-së ishte i vështirë, por sipas tij, i drejtë.

Ai tutje ka shtuar se i ka qëllimet e njëjta ashtu siç i ka edhe PDK-ja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat