Sot janë mbushur 22 vite nga vrasja e veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kolumnistit të gazetës “Bota sot” Enver Maloku.
Atë e ka kujtuar edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili ka kërkuar që të zbardhet kjo vrasje.
Për këtë deklaratë, Mustafa është kritikuar nga profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Durrës Enver Bytyçi, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se Mustafa i kujton të vrarët e LDK-së vetëm gjatë fushatës . Sipas tij, i pari i LDK-së nuk ka guxim të bëjë drejtësi kur vjen në pushtet.
“Isa Mustafa në fushatë elektorale i përkujton gjithnjë dëshmorët nga radhët e LDK-së. Kur vjen në pushtet nuk guxon të bëjë drejtësi!”, ka shkruar profesori Bytyçi në një postim në Facebook./BS