Pasi ia mori Haxhi Shalën, Ramush Haradinaj ia ka dhënë edhe një goditje Fatmir Limajt. Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka njoftuar se ish anëtarja e Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Shukrije Bytyqi i është bashkuar AAK-së.
“Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Bytyqi. Ajo ka përfunduar Master në Shkencat Natyrore dhe do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e parakohshme, me propozim të degës së Aleancës në Malishevë. Znj. Shukrije, mirë se erdhe në Aleancë!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.


