Hoxhaj prezanton aderimin e ri në PDK

Aktuale

Hoxhaj prezanton aderimin e ri në PDK

Nga: A.SH Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:39
Arben Fetoshi dhe Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka prezantuar aderimin e ri në PDK.

Dr. Arben Fetoshi, profesor i gazetarisë, është ai që iu bashkua PDK-së.

Enver Hoxhaj tha se, Arben Fetoshi është dëshmuar si figurë e unitetit dhe ndjeshmërisë atdhetare. Ai ka qenë nismëtar i bashkimit mes UÇK-së dhe LKÇK-së në maj 1998 dhe vjen nga një familje patriotike.

Postimi në Facebook:

Profesori i gazetarisë, Dr. Arben Fetoshi, nuk është rastësi që iu bashkua PDK-së, partisë që ka në themel veprimtaritë e të burgosurve politikë dhe luftëtarëve të UÇK-së.

Si i ri, Arben Fetoshi është dëshmuar si figurë e unitetit dhe ndjeshmërisë atdhetare. Ai ka qenë nismëtar i bashkimit mes UÇK-së dhe LKÇK-së në maj 1998 dhe vjen nga një familje patriotike. Si nipi i Ukshin Hotit, intelektualit dhe patriotit të madh të kombit, ai vjen natyrshëm në familjen tonë politike.

Mirë se na erdhe Arben! Mirë se iu bashkove PDK-së në projektin e madh të rimëkëmbjes së Kosovës. #HoxhajKryeministër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat