Latifi reagon ndaj Hotit për reciprocitetin: Këshilltarët po duan ta varrosin politikisht në prag të zgjedhjeve

Aktuale

Latifi reagon ndaj Hotit për reciprocitetin: Këshilltarët po duan ta varrosin politikisht në prag të zgjedhjeve

Nga: G.B Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:49
Avdullah Hoti

Blerim Latifi ka reaguar ndaj Avdullah Hotit, i cili ka thënë se do ta kthejë reciprocitetin me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata që e kanë këshilluar për këtë, ose janë krejtësisht të padijshëm ose janë të tillë që duan ta varrosin politikisht në prag të zgjedhjeve, përcjell Bota sot.

Latifi ka thënë se Hoti erdhi në pushtet sepse premtoi heqjen e reciprocitetit dhe sot askush nuk i beson se nesër do ta bëjë të kundërtën.

Ai ka shtuar se edhe premtimet që po u bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë thjesht dhe vetëm vegla elektorale.

Postimi i tij i plotë:

Ata që e kanë këshilluar Avdullah Hotin që ta përmend reciprocitetin me Serbinë ose janë krejtësisht të padijshëm ose janë të tillë që duan ta varrosin politikisht në prag të zgjedhjeve. Avdullah Hoti erdhi në pushtet sepse premtoi heqjen e reciprocitetit dhe sot askush nuk i beson se nesër do ta bëj të kundërtën. Ne si shtet jemi turpëruar nga heqja e reciprocitetit pa kushte, por turpin e patëm relativizuar disi me presionin e amerikanëve. Edhe këto premtimet që po u bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë thjesht dhe vetëm vegla elektorale. Pra, njëlloj ofendimi i njerëzve, të cilët ngase janë në gjendje shumë të keqe, lejojnë të manipulohen edhe me pak fjalë të mira, të cilat janë të destinuara të mbesin veç fjalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat