Vendimi për diasporën, Albulena Haxhiu reagon ndaj KQZ-së: Vendim absurd dhe i paligjshëm

Aktuale

Vendimi për diasporën, Albulena Haxhiu reagon ndaj KQZ-së: Vendim absurd dhe i paligjshëm

Nga: G.B Më: 11 janar 2021 Në ora: 17:22
Albulena Haxhiu

Ish ministrja Albulena Haxhiu, ka thënë se KQZ, në vend se të inkurajojnë mërgatën për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke ua lehtësuar procedurat, ata bëjnë të kundërtën.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ata po ua shtojnë kriteret jokushtetuese dhe të paligjshme, përcjell Bota sot.

Haxhiu ka thënë se e drejta e votës është e pacenueshme ajo nuk mund të pamundësohet vetëm sepse dikush "nuk e ka hapur telefonin" dhe ky vendim është absurd dhe i paligjshëm.

Postimi i saj i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vend se të inkurajojnë mërgatën për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke ua lehtësuar procedurat, ata bëjnë të kundërtën!

Ua shtojnë kriteret jokushtetuese dhe të paligjshme!

E drejta e votës është e pacenueshme ajo nuk mund të pamundësohet vetëm sepse dikush "nuk e ka hapur telefonin"!

Ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm dhe jokushtetues prandaj duhet të ndryshohet e kundërshtohet!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat