Kusari: Alternativa vazhdon koalicionin me Vetëvendosjen

Aktuale

Kusari: Alternativa vazhdon koalicionin me Vetëvendosjen

Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:03
Mimoza Kusari -Lila

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari, ka thënë se subjekti të cilin ajo e udhëheq do të shkoj në zgjedhje në koalicion me Vetëvendosjen.

E ftuar në emisionin Frontal me Arsim Lanin, ajo ka thënë se ditën e nesërme është afati i fundit për koalicion, dhe se orientimin e vetëm e kanë Vetëvendosjen.

“Ne si parti bashkëpunimin e kemi vlerësuar ditë më parë me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk i është dhënë shanca një qeveri të konfirmohet deri në fund. Edhe kësaj radhe do të jemi me Lëvizjen Vetëvendosje. Deri nesër pasdite është afati i  fundit për koalicion zyrtar, të vetmin orientim e kemi pasur të garojmë me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar ajo.

Kusari ka folur edhe për ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin, me çrast ka thënë se është mbyllur afati për regjistrimin e subjekteve të reja politike, dhe se nëse ajo garon bashkë me Vetëvendosjen, do të bëhet një marrëveshje.

“Është mbyll afati për regjistrimin e subjekteve të reja politike. Nëse Vjosa Osmani vendos të garoj në kuadër të Vetëvendosjes do të jetë një marrëveshje mes dy partie, por do të jetë një listë, ajo e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shtuar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat